10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

U mbajt mbledhja e Kuvendit të Prizrenit, këto janë vendimet

Kuvendi Komunal i Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, e cila për shkak të kushteve pandemike u organizua në sallën e shtëpisë së kulturës “Xhemajli Berisha”.

Mbledhja filloi me pikën e parë të rendit të ditës e cila ishte për shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për lirimin nga pagesa e qirasë dhe taksave për bizneset në Komunën e Prizrenit për periudhën gjashtë (6) mujore (mars-gusht 2020) për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Kjo pikë u përkrahë nga të gjithë kuvendarët prezentë dhe u votua unanimisht, sikurse edhe pika e dytë e rendit të ditë, e cila ishte për shqyrtimin dhe miratimin e memorandumit për mbështetje financiare për strehimoren e grave dhe fëmijëve.

Në pikën e tretë dhe të fundit të kësaj mbledhjeje u bë shqyrtimi dhe miratimi i Planit komunal të veprimit për efiçiencë të energjisë (PKVEE) 2019-2021. Prezentimi i këtij dokumenti u bë nga zyrtari i lartë për energjetikë në Komunën e Prizrenit, Gëzim Gërgi, ndërsa më pas me 32 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, dokumenti u miratua me shumicën e votave të kuvendarëve.

Krejt në fund, fjalën e mori kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili dha informacione lidhur me fatkeqësitë natyrore si vërshimet dhe breshëri që kanë shkaktuar dëme të shumta tek banorët e komunës së Prizrenit.

Kryetari Haskuka lidhur me këtë çështje tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është formuar komisioni i përbashkët, i cili tashmë ka përfunduar punën lidhur me evidentimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga këto fatkeqësi, për të cilat do të bëhet kompenzimi nga ana e Ministrisë. Gjatë fjalës së tij, kryetari Haskuka gjithashtu dha informacione lidhur me çështje të ndryshme të ngritura nga kuvendarët, të cilat kryesisht kishin të bëjnë me pandeminë.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Në Gjonaj të Hasit sot nis festivali “Hasi Jehon”

Në Gjonaj të Hasit sot (e enjte) në ora 19:00 nis edicioni i 35-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2024”, shkruan PrizrenPress. Festivali do të...

Lajmet e Fundit