Trump pezullon vizat për disa kategori të punëtorëve të huaj deri në fund të 2020-ës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vazhduar ndalimin e disa prej kartonëve të gjelbër dhe poashtu ka pezulluar vizat për disa prej kategorive të punëtorëve të huaj deri në fund të vitit.

Kjo do të prek punëtorë të nivelit të lartë të teknologjisë, punëtorët sezonal të sektorëve jo bujqësorë dhe kujdestaritë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se kjo lëvizje do të krijojë vende punë për amerikanët të cilat janë prekur ekonomikisht si pasojë e pandemisë.

Por kritikët kanë thënë se pandemia po shfrytëzohet për të forcuar ligjet rreth migrimit.

Më Shumë

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Kujtim Koqit nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e personit në kërkim, Kujtim (Iftiman) Koqi, i lindur më 11.05.1989 në Prizren. Policia njofton...

Lajmet e Fundit