8.8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Inzaghi nuk nxitohet për titullin: Të sigurojmë fillimisht Championsin

Dy fitore radhazi me përmbysje kanë rritur gjithmonë e më shumë besimin e Lazios për titullin kampion, por trajneri Simone Inzaghi preferon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe thekson se skuadra ka tjetër objektiv.

“Objektivi ynë ishte një vend në zonën Champions dhe na duhet edhe 7 pikë për ta siguruar matematikisht atë. Jam shumë krenar me atë që po bëjnë këta djem në fushë, por fillimisht të sigurojmë zonën Champions dhe më pas t’i marrim ndeshjet me radhë, me shpresën që mund të arrijmë diçka më tepër”, tha trajneri i bardhekaltërve.

Nesër Lazio do të udhëtojë drejt Milanos, për t’u përballur me kuqezinjtë e Stefano Piolit, një skuadër që luan për të siguruar një vend në Ligën e Europës dhe për më tepër gëzon respektin maksimal të Inzaghit.

“Ky Milan është i organizuar mirë dhe ka në përbërje lojtarë që mund të bëjnë diferencën, ndaj duhet përballuar ndeshja në mënyrën më të mirë të mundshme. E njoh mirë Piolin dhe mund të them se është një trajner mjaft i përgatitur, ashtu siç duhet të bëjmë kujdes edhe nga Ibrahimovic”, u shpreh Inzaghi.

Më Shumë

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Dogana sekuestron mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se kapur mallra të padeklaruara në një automjet në Vërmicë i cili drejtohej nga një shtetas i huaj. Bëhet e...

Lajmet e Fundit