Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shkon në 150 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për rastet e reja pozitive me COVID-19 në vend. Nga 419 mostrat e testuara, 241 kanë rezultuar pozitive. Ndërkaqë, numri i personave të vdekur ka shkuar në 150

MSh’ja ka njoftuar se numri i personave të vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus ka shkuar në 150, nga 144 sa ishte të martën.

“Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, nga 419 mostra të testuara, 241 kanë rezultuar pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

MSh njofton se numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762./Express/

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

U zhduk nga shtëpia në Prizren, 14-vjeçarja gjendet pas disa orësh dhe kthehet te familja

Ka përfunduar me fat rasti i zhdukjes së një vajze të mitur nga Prizreni, e cila ishte larguar nga shtëpia pa dijeninë e familjes,...

Lajmet e Fundit