Arrestohen nëntë persona në Prizren, nuk respektuan vendimin e Qeverisë

Nëntë persona janë arrestuar në Prizren pasi nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes për shkak të pandemisë.

Policia njofton se të arrestuarit janë liruar me procedurë të rregullt.

MOSVEPRIMI SIPAS DISPOZITAVE SHËNDETËSORE GJATË PANDEMISË

Prizren 22.07.2020-20:50.Raportohet se është iniciuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me vendimin e Qeverise. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë te rregullt.

Prizren 22.07.2020-21:37. Janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren 22.07.2020-22:40. Janë ndaluar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit