“Rreth një milion pushues kosovarë kanë hyrë në Shqipëri”

Kryetar i shoqatës së Transportit Rrugor dhe Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj, ka thënë se sivjet numri i kosovarëve që kanë frekuentuar bregdetin shqiptar nuk është ai që do të duhej të ishte.

Në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova, ai ka thënë se shifrat për këtë vit janë rreth një milion qytetarë që kanë hyrë në Shqipëri.

“Shifrat nuk janë ato që do të dëshironim të ishin. Në vitin 2019, ne patëm mbi dy milionë e 150 mijë pushues nga Kosova – pa kalkuluar edhe ata nga diaspora”.

“Për këtë vit, shifrat flasin për rreth 1 milion qytetarë që kanë hyrë në Shqipëri. Është një numër i konsiderueshëm duke pasur parasysh situatën me Covid-19”.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë:

Më Shumë

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit