Edon Muçaj emërohet drejtor i Inspektoratit në Prizren

Edon Muçaj është emëruar drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren.

Emërimi i tij është bërë sot.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Edon Muçajn kam emëruar drejtor të ri të Drejtorisë së Inspektoratit”, ka shkruar Haskuka në Facebook, transmeton PrizrenPress.

Ai ka thënë se Edoni i ka të gjitha premisat për ta kryer këtë detyrë me sukses.

Sipas Haskukës, ai ka integritet të lartë moral, është një punëtor i pashoq dhe është i gatshëm që të ballafaqohet me sfidat dhe problemet, si dhe të merr përgjegjësi për të mbrojtjur interesin publik.

“Jam më se i sigurt që së bashku me stafin e Drejtorisë së Inspektorateve, Edoni do të vazhdojë punën e suksesshme të kësaj drejtorie për implementimin e ligjit dhe mbrojtjen e së mirës së qytetarëve”, thotë Haskuka.

Edon Muçaj ka të përfunduar dy fakultete, njërin në drejtimin e Farmacisë dhe tjetrin në atë të Kimisë si dhe është magjistër i shkencave Farmaceutike, e ndërkohë është në përfundim edhe të një magjistrature në drejtimin e mësimdhënies lëndore me specializim në Kimi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Trepça fiton dramën në Prizren, një fitore larg titullit kampion

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Bashkimi me rezultat 80:84 në palestrën “Sezai Surroi”, duke krijuar epërsi 3:0 në serinë finale të “Play-off”-it...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit