0.3 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Çeku-Hotit: Nuk dyshoj në qëllimin tuaj të mirë, por nuk po funksionon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, i është drejtuar kryeministrit Avdullah Hoti me një letër të hapur. Thotë se nuk dyshon në qëllimin e mirë që mund ta ketë Hoti për mposhtjen e virusit, por, sipas deputetit të VV’së, është fakt që s’po funksionon.

Duke i uruar shërim të shpejtë kryeministrit që doli pozitive me Covid 19, Çeku i shkruan që kohën larg “dinamikës së përditshme” ta shfrytëzoj për reflektim.

Deputeti i VV’së thotë se nuk dyshon në qëllimin e mirë që mund ta ketë kryeministri në luftimin e pandemisë, por, sipas Çekut, nuk po funksionon.

Tutje ai shkruan se Qeverisë Hoti po i mungon autoriteti dhe besimi ndaj saj, prandaj, siç thotë Çeku, nuk po kryen punë as ekspertiza që Hoti dhe partia e saj mund të kryej punë.

“Elementi thelbësor që i mungon qeverisë suaj, veç tjerash, është autoriteti për të zbatuar vendime. Dhe kjo ka një arsye të thjeshtë, quhet kriza e besimit. Kur njerëzit nuk i besojnë qeverisë së tyre, nuk bëjnë punë as ekspertiza, as vullneti e as angazhimi, të cilat ju pretendoni se i keni. Veprimet tuaja deri sot nuk kanë prodhuar efekt të dëshirueshëm. Jo vetëm që nuk po zbutet pandemia, por trendi negativ është frikshëm në rritje”, ka shkruar Çeku.

Postimi i plotë i Çekut:

I nderuar z. Hoti,

Fillimisht ju uroj shërim të shpejtë, shpresoj ta kaloni sa më lehtë dhe të gëzoni shëndet të plotë.

Së dyti, më lejoni t’ju përcjell një lutje njerëzore. Kohën e shërimit, larg përditshmërisë dinamike, uroj ta shfrytëzoni edhe për reflektim serioz. Qeverisja është sistem kompleks, një lloj inxhinieringu që ka sukses vetëm nëse të gjitha pjesët përbërëse funksionojnë si duhet.

Partia juaj mund t’i ketë ekspertët më të mirë, siç krenoheni shpesh. Nuk e vë në dyshim as qëllimin tuaj të mirë, jam i bindur që edhe ju dëshironi që pandemia të përfundojë sa më parë. Bile, mund të jetë e vërtetë edhe që po e bëni më të mirën tuaj në këtë betejë. Por, është fakt i pamohueshëm që nuk po funksionon.

Elementi thelbësor që i mungon qeverisë suaj, veç tjerash, është autoriteti për të zbatuar vendime. Dhe kjo ka një arsye të thjeshtë, quhet kriza e besimit. Kur njerëzit nuk i besojnë qeverisë së tyre, nuk bëjnë punë as ekspertiza, as vullneti e as angazhimi, të cilat ju pretendoni se i keni. Veprimet tuaja deri sot nuk kanë prodhuar efekt të dëshirueshëm. Jo vetëm që nuk po zbutet pandemia, por trendi negativ është frikshëm në rritje.

Nëse shifrat e muajit të fundit nuk po ju bindin, cili është momenti kur do të kuptoni që jeni duke dështuar. Refuzimi për të pranuar paaftësinë dhe dështimin po na kushton shtrenjtë. Nuk mund të priten rezultate të ndryshme me (mos)veprime të njëjta.

Duhet ta kuptoni që shëndeti publik dhe jeta e njerëzve është në dorën tuaj. Çdo ditë vonesë është me pasoja dërrmuese. Heqni dorë sa më parë, pranojeni dështimin dhe hapni rrugë për të tjerët që mund ta bëjnë këtë punë si duhet. Sot, më shumë se kurrë, besoj e kuptoni rëndësinë e shëndetit, si dhe përgjegjësinë që lidhet me mbrojtjen e shëndetit publik kur jeni në pozitë vendimmarrëse.

Besimi i qytetarëve në qeveri nuk është vetëm një aspekt i tërësisë, por parakusht i domosdoshëm. Pa besim nuk ka qeverisje.

Më Shumë

Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmimet Oscar

DokuFest bën të ditur se tetë nga nëntë këta filma janë shfaqur këtë vit në edicionin e 23-të, ndërsa Queendom ishte pjesë e festivalit...

Hipokrizia e Greqisë dhe heshtja ndaj çështjes Çame në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE

Lumni Lushaj Greqia vazhdon të kushtëzojë mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke kërkuar respektimin e të drejtave të minoritetit grek...

Lajmet e Fundit