25.2 C
Prizren
E premte, 12 Shtator, 2025

Thahet Ujëvara e Mirushës, opozita në Malishevë fajëson nivelin lokal

Opozita në Kuvendin Komunal të Malishevës, fajëson nivelin lokal për ndërtimin e digës në fshatin Mirushë.

Njihet si Ujëvara e Mirushës.

Por, ka gati një muaj, që vizitorët këtu, nuk shohin rrjedhë të madhe të ujit në këtë ujëvarë.

Mirusha, që njihet si ndër bukuritë natyrore të Kosovës, është kthyer në një gjendje që rrallë është parë.

E pronarët e bizneseve përreth kësaj ujëvare, thonë që vetëm gjatë javës së kaluar, ka filluar kjo rrjedhje e ujit.

Pavarësisht që hezituan të flasin para kamerës, ata prapa saj i thanë televizionit, që për gati një muaj, këtu nuk rrodhi asnjë pikë uji.

Ndërsa kjo sipas tyre, nuk është hera e parë.

Rrjedha e ujëvarës së mirushës buron nga ky Lumë me të njetin emër; uji i të cilit rrjedh nga këtu dhe derdhet tek ujvara.

Por mungesa e ujit këto ditë, po konsiderohet se nuk është krejt natyrale.

Nga opozita në Komunën e Malishevës, thonë që ndërtimi i kësaj dige në lumin e fshatit Mirushë, ka bërë sasia e ujit që shkon në drejtim të Ujëvarës, të jetë shumë më e vogël.

Sipas Krasniqit, Lëvizja Vetëvendosje, ka ngritur disa herë zërin për rregullimin e kësaj dige në fshatin Mirushë.

Kjo sipas tij, është ndërtuar pa projekt adekuat dhe pa lejen e nivelit qendror.

Por, sipas zëdhënësit në Komunën e Malishevës, Artan Paçarizi, deri në një përfundim, në këtë rast duhet të dëgjohet fjala e ekspertëve.

Kjo për shkak, se sipas tij, kjo digë, është ndërtuar afër 10 vjet më parë.

Sipas Paçarizit, një faktor për mungesën e ujit në Ujëvarën Mirushës, është mungesa e reshjeve atmosferike në vitet e fundit.

Ndryshe, kjo zonë i përket kategorisë ”Peizazh i mbrojtur”, kurse rrjedha e lumit Mirusha i përket kategorisë ”Monument natyror”./T7

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për mashtrim në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka vënë në pranga tre persona të dyshuar për veprën penale të mashtrimit. Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në...

Prizreni përfiton internet publik falas përmes projektit evropian WiFi4WB

Kryetari i  Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit është përzgjedhur për të përfituar nga iniciativa WiFi4WB, që do të...

Lajmet e Fundit