9.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Komuna e Malishevës ka ndarë 42 motokultivatorë për bujqit lokal

Në kuadër të përkrahjes dhe subvencionimit në fushën e bujqësisë, Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, sot i ka shpërndarë 42 motokultivator për bujqit, të cilët kanë aplikuar në shpalljen e datës 03.07.2020, për përkrahje me mekanizëm bujqësorë, përkatësisht motokultivator.

Në fillimin e shpërndarjes së motokultivatorëve për 42 bujq të Komunës së Malishevës, ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori për bujqësi, Murat Hoxha.

“Uroj ti gëzoni dhe ti shfrytëzoni sa më shumë dhe sa më mirë, të gjithë ju që këtë vit jeni përfitues të këtyre motokultivatorëve. Ky nuk do të jetë i vetmi subvencion apo e vetmja përkrahje, por ne do të vazhdojmë me përkrahjen e sektorit të bujqësisë, pasi bujqësia është prioritet për ne”, ka thënë mes tjerash, kryetari Begaj, me rastin e shpërndarjes së motokultivatorëve.

Drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, ka bërë të ditur, se krahas motokultivatorëve, drejtoria ka bërë shpallje edhe për subvencionim në serra si dhe për përkrahje të bletarëve lokal, me qëllim që të ndihmohen dhe të përkrahen bujqit dhe fermerët e Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Sot vranët, mëngjesi me ngrica

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët, me intervale me diell...

Universiteti i Prizrenit nderon ish-rektorin Zahadin Shemsedini|Video

Me një mbledhje përkujtimore, u nderua ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i cili një jetë ia kushtoi edukimit, shkencës dhe arsimit në...

Lajmet e Fundit