1.6 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Bayern shpallet kampion Europe për herë të gjashtë

Bayern Munchen nuk fal në finale të Champions League, duke fituar 1-0 përballë PSG-së. Në finalen e 11-të, bavarezët triumfojnë, duke u shpallur për herë të gjashtë kampionë të Europës. Tripletë e gjermanëve, ashtu si në vitin 2013, si asnjë skuadër tjetër dy herë.

Ishin francezët që rrezikuan të parët me Mbappe, por dy goditjet e tij u ndalën nga mbrojtësit gjermanë. Pastaj Bayerni afrohet golit me Leëandoëskin, teksa godet i sigurtë, por topi godet shtyllën pingule, me Navas të mundur!

Më pas është një kundërsulm i PSG-së, me Neymar që del i vetëm përballë Neuer. Portieri gjerman pret të dyja gjuajtjet. Tri minuta më pas është Di Maria që gabon në zonë. Kundërpërgjigjet Leëandoëski me kokë, por fatmirësisht Navas është në pozicion. Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

 

E dyta nis me dominim të gjermanëve, të cilët pasi provojnë të cajnë, e gjejnë golin me atë që pak pritej, Coman, për më tepër me kokë. Minuta e 59’ dhe Kimmich pason saktë në zonë për Coman, që nuk fal me kokë. Bayern merr zemër dhe nuk ndalet, PSG dy herë shpëton paq.

Francezët provojnë të dalin para dhe është Neuer që shpëton portën në 70’, kur Marquinhos gjuan në këmbën e tij. Gjyqtari në shtesë nuk jep penallti për Bayern, ndërsa PSG humb një rast të artë me kundërsulm. Mbyllet 0-1, Bayern shpallet për herë gjashtë kampion Europe.

Më Shumë

Nga lufta në politikë – Sozia e Adem Jasharit në garë për deputet

Njihet si personi që në aspektin fizik, më së shumti ngjason me komandantin legjendar, Adem Jashari. Është fjala për luftëtarin e tri luftrave, Bekim...

Incidenti tragjik në Prizren ku vdiq fëmija njëvjeçar, policia thotë se shtëpia u përfshi nga zjarri në “rrethana të panjohura”

Një fëmijë i moshës rreth njëvjeçare vdiq dje në një shtëpi në Prizren që u përfshi nga zjarri. Ndërkaq, dy fëmijët tjerë u shpëtuan dhe...

Lajmet e Fundit