2.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Arrihet marrëveshja për prishjen e kontratës, ylli i Barcës sytë nga Serie A

Arturo Vidal është vetëm një hap larg rikthimit në kampionatin italian dhe me shumë gjasa e ka prerë tashmë biletën e udhëtimit nga Barcelona në Milano, ku e pret trajneri me të cilin punoi edhe te Juventus, Antonio Conte.

Mesfushori kilen ka dalë jashtë planeve të trajnerit Ronald Koeman dhe duke qenë se i ka mbetur vetëm një vit kontratë me klubin “blaugrana”, po negocion një ndarje konsensuale për t’u larguar menjëherë nga Katalunja.

Sipas mediave në Spanjë e Itali menaxheri i futbollistit, Fernando Felichivich e ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Barcelonës për prishjen e parakohshme të kontratës dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet sot në një takim me presidentin Bartomeu.

Kështu mesfushori pritet që të udhëtojë drejt Milanos që mbrëmjen e sotme, ose maksimumi nesër paradite për të kryer vizitat mjekësore dhe për të nisur menjëherë stërvitjen nën urdhrat e Antonio Contes.

Vidal ka arritur tashmë marrëveshjen me Interin dhe do të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me zikaltrit, me pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe me opsionin për rinovimin edhe për një vit të tretë, nëse do të jetë në formë të mirë.

Mesfushori kilen ishte kërkesa e parë e Antonio Contes që kur shkeli në Milano më tepër se një vit më parë dhe tani trajneri do të ketë në dispozicion futbollistin e tij të preferuar, ndërsa Interi do të ketë në organikë një emër me mjaft eksperiencë në arenën italiane e ndërkombëtare.

Më Shumë

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

Takim për thellimin e bashkëpunimit mes Postës së Kosovës dhe Spitalit të Prizrenit

Menaxheri i Posta e Kosovës për rajonin e Prizrenit, Liri Ramadani, ka zhvilluar sot një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Spitali i Përgjithshëm "Prim....

Lajmet e Fundit