“Schumacher është zgjuar, merr frymë, por jo…”/ Neurologu gjerman zbulon çfarë po ndodh me ish-kampionin

Në një dokumentar për Michael Schumacher, të realizuar nga “TMC France, neurologu gjerman Erich Riederer ka folur për gjendjen shëndetësore të ish-kampionit të botës në Formula 1.

Që prej dhjetorit të vitit 2013, legjenda gjermane e F1 nuk është shfaqur asnjëherë në publik, madje edhe gruaja e tij ka qëndruar e mbyllur. I vetmi që ka hedhur ndonjë fjalë të rrallë ka qenë ish-shefi i Ferrarit, Jean Todt.

Megjithatë, fjalët e neurologut gjerman nuk janë aspak optimiste për gjendjen shëndetësore të 51-vjeçarit.

“Michael Schumacher është zgjuar, merr frymë, zemra e tij rreh, me siguri mund të ulet dhe të bëjë ndonjë hap me ndonjë ndihmë, por jo më shumë. Mendoj se kjo është më e mira që mund të bëjë. Mendoj se është në gjendje vegjetative, që do të thotë se ai është zgjuar, por nuk përgjigjet”, ka thënë ndër të tjera Riederer./a2cnn

Më Shumë

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Diskutohet zbatimi i sistemit elektronik SMIL në Prokuroria Themelore në Prizren

Në kuadër të monitorimit të zbatimit të Rregullores Nr. 03/2021 për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL), Grupi Punues i kryesuar nga Visar...

Lajmet e Fundit