Konfiskohen tre AK-47 në Vërmicë

Njësit e anti-kontrabandës së Doganës së Kosovës sot kanë zbuluar të fshehura në një automjet me targa të Shqipërisë armë, respektivisht tre AK-47 të çmontuar.

Gjatë kontrolleve rutinore në pikë kalimin e Vërmicës, oficerët doganorë kanë selektuar këtë automjet për kontroll të detajuar, në automjet gjendeshin dy shtetas të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit nën ulësen e bashkudhëtarit janë gjetur të çmontuara tre armët AK-47.

Personat janë ndaluar si dhe automjeti është kontrolluar në detaje, derisa rasti tutje është përcjell tek Policia e Kosovës për hetime të mëtejme.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit