Ministrja e Financave tregon nëse i kanë votat për të kaluar Ligjin që mundëson tërheqjen e 10-përqindëshit

Kuvendi i Kosovës ka dështuar gjashtë herë që të kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili u mundëson qytetarëve tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti, raporton Express.

Ky projektligj do të dal në votim edhe të hënën. Por, a i ka Qeveria Hoti votat e nevojshme që ta kalojë?

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se ata kanë mbledhur 61 vota për votimin e këtij projektligji.

“Janë 61 nënshkrime qe i ka mbledhur Grupi Parlamentar i LDK-së, pra ne 61 vota i kemi çdo herë në parlament”.

“Por, ka qenë mungesa e deputetëve për shkaqe të ndryshme një kohë e dini që kemi pasë disa deputet me COVID-19, mandej disa i kishim në udhëtime, ata të gjithë janë zotuar që të hënën do të jenë në Kuvend në ora 10:00 për të votuar ligjin për rimëkëmbje ekonomike”.

“Por, kjo nuk do të thotë që përfundon gjithçka, ligji të hënën kalon vetëm në lexim të parë. Më pas të gjithë deputetët e partive politike kanë mundësi të japin komente dhe sugjerime do të ketë edhe amandamente”, ka thënë Bajrami.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

“Kjo krizë nuk është e re, ka filluar që në shkurtin e 2025-s”, Abrashi kritikon opozitën për bllokim të proceseve

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar opozitën se po bllokon institucionet dhe po e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Abrashi tha se...

Lajmet e Fundit