Pritet dalje e ulët në rivotim!

Zgjedhjet-ksAngazhimi maksimal i institucioneve vendore e ndërkombëtare, si dhe i shtetit serb që 23 mijë qytetarë me të drejtë vote të dalin në rivotim në Mitrovicën veriore, duket që nuk do të jetë i suksesshëm. Kështu të paktën presin njohësit e rrethanave politike në atë pjesë të Kosovës.

Sipas analistëve kosovarë, numri i votuesve do të jetë më i madh se sa në votimet e 3 nëntorit, megjithatë ky numër nuk pritet ta kalojë dhjetë përqindëshin e daljes në zgjedhje.

Analisti Azem Vllasi ka deklaruar se me rëndësi është që procesi të jetë korrekt, ndërsa se sa do të dilet në votime është çështje e rendit të dytë.

“Do të merren të gjitha masat që të mos ndodhin eksese, sepse kjo është e rëndësishme që procesi të jetë korrekt, e pastaj se sa do të votohet është çështje e dorës së dytë. Nuk pres që do të ketë dalje masive në rivotime në ato tri qendra të votimit, madje mendoj që nuk do ta kalojë dhjetë përqindëshin”, ka deklarua ai.

Më tej Vllasi ka shtuar se për vendin më e favorshme do të ishte fitorja e një kandidati shqiptar, sepse në të kundërtën një kryetar serb do të ishte më i lidhur me Beogradin se sa me Prishtinën.

“Më e favorshme do të ishte që kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore të jetë Agim Deva, sepse në këtë mënyrë ai do të ishte afërt me Prishtinën dhe do të ishte në shërbim të vendit, në të kundërtën, një kryetar serb gjithsesi do të ishte në shërbim të Serbisë”, ka thënë ai

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Lajmet e Fundit