Totaj thotë se futen në Qeveri vetëm nëse iu ofrohet kryeministri

Nënkryetari i PDK’së, Shaqir Totaj ka thënë se nuk do të futen në Qeveri.

“Qëndrojmë atyre fjalëve të kryetarit tonë Kadri Veseli pas përfundimit të zgjedhjeve i cili tha se do të qëndrojmë në opozitë. Do të jemi opozitë konstruktive, këtë e bëjmë më së miri”, tha ai.

“Defenitiv do të qëndrojmë në opozitë”, tha ai te DPT te Fidani në T7.

Totaj shton se po të ofrohet posti i kryeministrit do të mendohet kjo deklaratë pasi thotë se PDK ka fuqinë që të shtyjë proceset përpara.

/Gazeta Express/

Më Shumë

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Numër i ngjashëm me vitet e kaluara, Kurtishi: Shërbimet onkologjike kryhen në QKUK, një herë në muaj në Prizren

Gjatë vitit 2026 është vërejtur numër i ngjashëm i pacientëve dhe rasteve të reja me sëmundje malinje krahasuar me vitet paraprake. Kështu ka thënë në...

Lajmet e Fundit