15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Komuna e Malishevës ekzekutoi mjete për 406 nëna që kanë lindur fëmijë

Komuna e Malishevës ka bërë ekzekutimin e 40 mijë e 600 eurove për 406 nënat që kanë lindur gjatë këtij viti. Ky ekzekutim vjen në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit Komunal për përkrahje financiare për nënat që lindin, të cilat kanë aplikuar për këtë përkrahje.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në këtë komunë, Valon Mazreku.

“Janë ekzekutuar mjete për të gjitha ato nëna që kanë lindur fëmijë dhe kanë aplikuar për përkrahjen që Komuna e Malishevës e ofron dhe bëhet për 406 nëna që kanë aplikuar, dhe të cilat përkrahen me nga 100 euro. Pra janë ekzekutuar 40 mijë e 600 euro”, ka thënë Mazreku.

Ai tutje ka potencuar se kjo përkrahje do të vazhdojë për aq sa ky vendim është në fuqi.

“Në muajin prill është bërë ekzekutimi i mjeteve për 400 nëna dhe tani për 406 nëna, që i bie se brenda këtij viti janë përkrahur 806 nëna, apo shprehur në mjete, janë paguar 80 mijë e 600 euro.

Më Shumë

Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP

Java e 27-të në ProCredit Superligë përveç që solli super përballje, kishte edhe super paraqitje të basketbollistëve. Basketbollistin me indeksin më të lartë në këtë...

Rruga Tetovë-Prizren, Adnan Azizi: Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë

Adnan Azizi nga koalicioni VLEN në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për projektin e rrugës Tetovë-Prizren. Ai tha se shumë shpejtë do të...

Lajmet e Fundit