18.7 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Kloppi: Tetë klube në garë për titull në Premier League

Jurgen Klopp beson se tetë klube janë në garë për titull të Premier Leagues. Ai është i bindur se mbajtja e titullit kampion i Liverpoolit do të ishte arritje më e lartë se ajo e sezonit të shkuar.

Kampioni anglez do të kthehet në aksion ndaj Leicesterit të dielën, me shumë mungesa në mbrojtje si pasojë e lëndimeve të lojtarëve kryesorë.

Liverpooli ka nisur mirë sezonin, por pësoi një humbje shokuese nga Aston Villa 7:2, javë më parë. “Të Kuqtë” tani konsiderojnë se edicioni i ri është shumë më i vështirë se që kanë pritur.

“Mendoj se janë tetë”, ka thënë gjermani për “Mail” kur është pyetur se sa klube i sheh në garë për titull. “Garë e hapur? S’kam problem me këtë. Absolutisht në rregull”.

Kloppi ka pranuar se e konsideron të paarritshme kapjen e 100 pikëve në fund të sezonit. Madje sipas edhe 87 është tejet larg e arritshme.

“Nëse fitojmë sivjet do të ishte një e arritur e madhe të jem i sinqertë. Ndoshta më e madhe se e vitit të shkuar. Për këtë e dua Premier Leaguen, ka shumë konkurrentë të fortë”, ka thënë ai.

Më Shumë

Të shtëna me armë zjarri në Prizren

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar dje në Prizren. Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore me ç’rast...

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Lajmet e Fundit