Rozafë

M’i dhunove gjinjtë
nën ftohtësinë e kullës me gur t’moçëm
e me shaminë time t’kuqe lidhur fyti
murgut i the t’ma pranonte vdekjen
larg gjërave që m’i vodhe djallëzisht.

Atë t’hënë
m’i dhunove edhe ëndrrat
e me shpresën se do m’buzëqeshje
pranova të më quaje Rozafë
veç për t’i thënë botës se kishe qëllim
t’mos i tradhtoje vëllezërit dardanë
për femrën që n’ty shihte dashurinë reale.

Nën fustan t’Evës m’i fshehe edhe plagët tjera,
hëna asgjë s’pa nga ç’doja t’shihte
e më pas n’fisin tënd t’i lëshonte mallkimet
ndryshe nga unë që çmendur dashurie isha.
M’i dhunove edhe fjalët prajshëm
e duke i thënë hënës se mbytjet i kishe n’gjak
t’nesërmen s’m’le nën trupin e dhunuar
të t’thoja “TY DJALL SËRISH TË DUA”.

Shkroi: Adelina Xhaferi

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Pesë nxënës nga Prizreni në finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur krenarinë për suksesin e nxënësve prizrenas që kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Olimpiadës...

Lajmet e Fundit