Pulev paralajmëron Joshuan: Bën gabime të mëdha, do ta mposht

Boksieri Kubrat Pulev i ka premtuar tifozëve se të shtunën do shohin versionin e tij të ri dhe mendon se është i gatshëm të bëhet kampioni i parë bullgar në boks në peshat e rënda.

Pulev ka rekord të mirë, meqenëse ka fituar 28 ndeshje, 14 prej tyre ishin me nokaut.

Bullgari tha se ka parë disa gabime që i bën Joshua dhe në rast se është në formë, atëherë do ta mposht.

“Kemi parë shumë gabime nga Anthony. Disa anë të këqija të tij. Mendoj se këto gabime dhe anë të këqija vazhdojnë të jenë”.

“Gjëja më e rëndësishme është si përformojë të shtunën. Nëse jam mirë, do ta mposht. Ndihem shumë mirë dhe i fuqishëm. Me fuqi jam duke hyrë në këtë luftë”.

Për mua, gjëja e rëndësishme është lufta dhe si përgatitem. Kjo është tejet e rëndësishme. Do përformojë shumë më ndryshe sepse kam më shumë eksperiencë. Do bëhem Kubrat Pulevi i ri”, deklaroi ai.

Joshua momentalisht është kampion në titujt WBA, WBO, IBO dhe IBF. /Insporti/

Më Shumë

Bedri Hamza: Në Rahovec nuk mungon puna, mungon mbështetja e shtetit

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qytetarët e Rahovecit. Hamza në Rahovec nuk mungon puna, por mungon mbështetja e...

Osmani nga Prizreni: Shqiptarët fitojnë kur bashkohen dhe humbin kur përçahen

Në një tubim të madh me qytetarë në Prizren, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e LDK-së për mandat të dytë, Vjosa Osmani,...

Lajmet e Fundit