Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin e Kullës së Lirisë në fshatin Dobërdolan, fshat që në fundvitet 90-ta ishte strehë e sigurt e djemve të UÇK-së.

Në fshatin Dobërdolan të Suharekës, u përurua Kulla e Lirisë, që do të shërbejë jo vetëm shenjë e heroizmit të luftës heroike të UÇK-së, por edhe si shtëpi muze për brezat e ardhshëm, që të njihen me rrugëtimin historik të shtetit të Kosovës.

Në përurimin e Kullës, morën pjesë organizata të dala nga lufta, ish komandant të UÇK-së, ambasador të vendeve mike të Kosovës, dhe qytetarë të shumtë.

“Kulla që përurojmë sot, nuk është vetëm një memorial, por një simbol i qëndresës së Kosovës për liri”, tha ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Petrit Malaj.

“Në këtë kullë, do të jetojë shpirti i rezistencës së të gjithë luftëtarëve”, tha zëvendës komandanti i FSK-së Enver Cikaqi.

Kjo është Kulla e shtatë e Lirisë që ngrihet në komunën e Suharekës, ku në vendin e çdo kulle, ka një fushëbetejë, ka simbolikën e luftës së vazhdueshme të popullit të Kosovës për lirinë e vendit,thanë kryetari i Suharekës dhe ish komandantët e luftës së UÇK-së./RTKlive/

Marketing

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit