8.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Suharekë: Dorëzohen me shkrim fjalët përfundimtare në gjykimin për rastin ku u rrah një polic

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë, ka përfunduar gjykimi ndaj të akuzuarve për pengim të personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare dhe sulm ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, Naser Elshani e Idriz Voci.

Në seancën e së mërkurës, prokurorja Elfete Rugova dhe mbrojtësit e të akuzuarve, avokatët Sabrije Sylaj dhe Asman Hoxha, ia kanë dorëzuar gjyqtarit të çështjes fjalët përfundimtare në formë të shkruar.

Ndërkaq, gjyqtari Qemail Suka bëri të ditur se shpallja e aktgjykimit do të bëhet me 10 dhjetor, në orën 14:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, të datës 20 shtator 2016, i pandehuri Naser Elshani akuzohet se më 28 gusht 2016, rreth orës 11:20, në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, me kanosje serioze pengon personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, në atë mënyrë që gjatë vizitës së disa qytetarëve serb në një rit fetar në fshatin Mushtisht, Komuna e Suhrekës, derisa zyrtari policor Xhafer Kabashi ishte në detyrë, i pandehuri me një biçikletë i afrohet zyrtarit policor- të dëmtuarit Xhafer Kabashi, i refuzon urdhrat që të largohet, e lëshon biçikletën në tokë dhe i drejtohet me fjalët” juve duhet me jau k*** nanën para tyne, ju jeni më të këqinj se ata, që i mbroni ata…” duke vazhduar që të refuzoj që të largohet.

I akuzuari me këto veprime ka kryer veprën penale “pengim i personit zyrtar ne kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409 paragrafi 1 i KP-së.

Ndërsa, i pandehuri Idriz Voci po atë ditë, i sulmon ose i kanoset seriozisht se do t’i sulmojë personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, i cili rezulton me lëndim trupor, ashtu që sa ishte duke u prangosur të pandehurin Naser Elshani, i drejtohet me fjalët “marre marre se çfarë jeni duke bërë për shkije” e më pas papritmas e sulmon fizikisht zyrtarin policor- të dëmtuarin Xhafer Kabashi.

Me këto veprime ka kryer veprën penale “sulmi ndaj personave zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KP-së. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Arrestohet një polic në Vërmicë, dyshohet se me ryshfet e lejoi një qytetar serb të hyjë në Kosovë

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një zyrtar policor nën dyshimin për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Ai dyshohet që për përfitime financiare ia mundësoi...

Lajmet e Fundit