Sulmohen tre infermierë të Shërbimit të Urgjencës në Prizren

Tre infermierë janë sulmuar fizikisht në Shërbimin e Urgjencës në Prizren.

Sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, raporton TV Prizreni.

Shefi i Urgjencës, dr. Gylxhan Hasani ka treguar se si ka ndodhur sulmi fizik i infermierëve.

“Stafi kujdestar njërit prej sulmuesve i ka treguar se për shërbimin që ata kërkonin të drejtoheshin në një institucion përkatës pasi që në këtë Shërbimin e Urgjencës nuk kishin nevojë për tretmanin që kërkonin, ata më pas iu vërsulen infermierëve duke i goditur dhe rrahur fizikisht në vendin e tyre të punës”, tregon ai.

“Fatmirësisht, në momentin e këtij incidenti në rrugën “Tirana” ku ndodhet objekti i Urgjencës, ishte duke lëvizur një automjet i Njësisë Speciale të Policisë, këta të fundit kishin intervenuar duke arrestuar personat që kishin sulmuar infermierët”.

Ai tregon se nga ky incident kanë pësuar lëndime trupore tre infermierë, të cilëve iu është ofruar ndihma e parë mjekësore.

Ai dënon këtë akt të shëmtuar, dhe apelon tek institucionet përkatëse që të vihen në mbrojtje të personelit shëndetësor në Prizren.

Më Shumë

Arrest shtëpiak për anëtarin e KQZ-së në Prizren, dyshohet se fshehu gjashtë fletëvotime

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit A.D.,...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit