VV përmbys PDK’në e LDK’në në Dragash pas 21 vjetësh

Për 21 vjet me radhë në Komunën e Dragashit, herë LDK e herë PDK kanë dalë në vendin e parë në zgjedhje lokale e nacionale.

Megjithatë në zgjedhjet e 14 shkurtit ky tandem është përmbysur nga Lëvizja Vetëvendosje që ka arritur të dalë e para.

Sipas rezultateve të publikuara nga zyrtari i “Listës Vjosa”, Lendrit Iljazi, LVV ka marrë  2 mijë e 733 vota,  Partia Demokratike e Kosovës në vendin e dytë me 2 mijë e 593 vota, derisa LDK është renditur në vendin e tretë më 2 mijë e 122 vota.

“Vetëvendosje Lista Vjosa – 2733

PDK – 2593

LDK – 2122

Rritje 100%

*Votat me kusht dhe votat e diaspores nuk jane perfshire.”, ka shkruar Iljazi./Express/

 

 

 

Më Shumë

Në Prizren shënohet Dita Botërore e Infermierit

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren është shënuar sot 12 Maji – Dita Botërore e Infermierit, në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit