Më 19 shkurt promovohet libri “Adem e Hamëz Jashari”

Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, përmes një njoftimi për media ka njoftuar se do të organizojnë promovimin e librit “Adem e Hamëz Jashari”.

Në njoftim thuhet se promovimi i librit do të bëhet më 19 shkurt, ora 09:30, transmeton Telegrafi.

“Më rastin e ditëlindjes së Hamëz Jasharit, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë, më përkrahjen e Komunës së Skenderajt, organizojnë promovimin e librit ‘Adem e Hamëz Jashari’. Libri përmban: Intervista më Adem e Hamëz Jasharin kur ata ende ishin gjallë. Analiza nga historianë, nga ushtarakë të karrierës, nga publicist anglez (Mark Perry) , nga kritikë të artit dhe letërsisë të njohur në trevat shqiptare. Në kapitullin e fundit, enkas fëmijët nga Kosova dhe diaspora i kushtojnë poezi dy kryetrimave Adem dhe Hamëz Jasharit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se hapja solemne do të bëhet nga Bekim Jashari.

“Pikat tjera të programit vazhdojnë sipas planifikimit të këshillit organizativ, që do t’i zbuloni gjatë zhvillimit të programit”, bëhet e ditur në njoftim. /Telegrafi/

Më Shumë

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Vetëvendosje në Prizren zhvillon takim mobilizues me strukturat e saj

Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me përfaqësuesit e pikave të saj, në kuadër të organizimit dhe koordinimit të...

Lajmet e Fundit