Prezantohet si sigurim i Kuvendit dhe ia merr gati 3 mijë euro prizrenasit për ta nxjerr nga burgu, arrestohet

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prizren, meqenëse i njejti duke thënë se punon në sigurim të Kuvendit të Kosovës e kishte mashtruar një person.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari ia kishte kërkuar viktimës 2 mijë e 650 euro, duke i premtuar se do t’i ndihmojë një personi për ta nxjerr nga burgu, pasi që i njeh prokurorët dhe gjyqtarët.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 2020 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte prezantuar se punon në sigurim të Kuvendit të Kosovës dhe e kishte mashtruar viktimën mashkull kosovar, duke i kërkuar 2650 euro, i kishte premtuar se do t’i ndihmojë një personi për ta nxjerr nga burgu, pasi që sipas tij i njeh prokurorët dhe gjyqtarët. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton Poliicia.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit