Vdes një person nga Prizreni i infektuar me COVID-19

Një 77 vjeçar nga Prizreni i infektuar me COVID-19 ka vdekur si pasojë e komplikimeve shëndetësore që i ka shkaktuar ky virus.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, raporton PrizrenPress.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftim./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Totaj: Komunës së Prizrenit i janë marrë mjete përmes përmbarimit, rreth 17 milionë euro gjatë vitit 2026

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se nga buxheti i komunës janë ekzekutuar mjete përmes përmbaruesit. Sipas tij, vetëm nga kategoria e...

VV në Prizren viziton ShB “Sharri” në 75-vjetorin e themelimit

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Nora Arapi Krasniqi dhe Mytaher Haskuka, së bashku me ministren në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Lajmet e Fundit