17.6 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Arrestohet njëri nga të dyshuarit për grabitje në një pompë të derivateve në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një nga dy të dyshuarit të cilët kishin kryer një grabitje të armatosur më 3 mars të këtij viti në një pompë të derivateve në Suharekë.

Sipas Policisë, sektori i hetimeve në këtë qytet duke krijuar profilin e personave të dyshimtë në bazë të deklaratës së viktimës dhe vëzhgimin e kamerave në zonë, ka arritur që përmes rrugëve operative-hetimore të bëjë identifikimin e më pas arrestimin e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti të grabitjes.

“I dyshuari S.H i lindur në vitin 1978, është arrestuar dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal për grabitje. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka qenë në koordinim dhe bashkëpunim me prokurorin e Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim ndaj personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Policia është duke punuar për identifikim e personit të dytë në këtë rast dhe pritet që shumë shpejt edhe i dyshimti tjetër të jetë para organeve të drejtësisë.

Sipas njoftimit, gjatë grabitjes, dy të dyshuarit kishin arritur të marrin para në vlerë prej 2500 euro.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka shpallur zgjedhjet e brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Sipas njoftimit, afati për pranimin e kandidaturave dhe grumbullimin e...

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Bislimaj: Rikthimi i Fatmir Limaj do ta forconte kampin politik të PDK-së

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizren, Alban Bislimaj, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në një rrugëtim të...

Lajmet e Fundit