Dybala te Chelsea?

Skuadra londineze e Chelsea-s, sipas raportimeve, është e gatshme që të paguaj një shumë afro 40 milionë për të sjellë Dybala-n në “Stamford Bridge”.

Kontrata e 27-vjeçarit argjentinas me Juventus-in skadon verën e vitit të ardhshëm. Juventus-i nuk do rrezikojë që futbollistin ta humb me parametra zero.

Dybala është jashtë fushave që nga Janari.

Futbollisiti ka pësuar një lëndim në ligamente.

Me vetëm 16 paraqitje dhe dy gola këtë sezon, duket se koha e Dybala-s te Juventus-i po vjen drejt fundit.

Siç raporton France Football, Dybala është një ndër futbollistët që do largohet këtë verë, me Juventus-in që planifikon të bëj blerje të reja.

Chelsea do jetë e gatshmë që të paguaj deri në 47.5 milionë funta për argjentinasin.

Blutë e Londrës interesohen edhe për një sulmues, me Erling Braut Haaland që është synimi kryesor.

Me problemet që Chelsea ka shfaqur në fazën sulmuese këtë sezon, Dybala mund të jetë një ndihmë e madhe.

Albanianpost.com

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Mbi 200 motoristë ngjiten në bjeshkët e Pashtrikut, përshkojnë ‘Shtegun e Lirisë’ në nderim të heronjve të UÇK-së

Mbi 200 motoristë nga Kosova dhe Shqipëria u ngjitën këtë të diel në bjeshkët e Pashtrikut, duke përshkuar “Shtegun e Lirisë” nga Kushnini deri në...

Lajmet e Fundit