8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Lira turke bie pas shkarkimit të guvernatorit

Monedha turke ra për 14 për qind, pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shkarkoi guvernatorin e Bankës Qendrore në fundjavë.

Naci Agbal u cilësua si forca kryesore pas rritjes së lirës nga nivelet e ulëta historike.

Erdogan e shkarkoi atë të shtunën, vetëm katër muaj pas emërimit.

Për vendimin nuk u dha asnjë arsye, por ai ndodhi vetëm një ditë pasi Banka Qendrore rriti ndjeshëm normën kryesore të interesit, për herë të tretë në pesë muaj – nga 17 në 19 për qind – në përpjekje për të kontrolluar inflacionin dyshifror.

Rritja e normës së interesit ishte mirëpritur nga tregjet, por ishte kundër pikëpamjes të Erdoganit, se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion.

Në vend të Agbalit, Erdogan emëroi ish-ministrin e Financave, Sahap Kavcioglu, njëherësh ish-ligjvënës i partisë në pushtet.

Kjo rriti shqetësimet e investitorëve për ndërhyrjen e mundshme të politikës në çështjet monetare.

Dobësimi i lirës mund ta përkeqësojë inflacionin, pasi Turqia, për sektorin e saj industrial, varet nga importimi i energjisë dhe mallrave me çmim në dollarë.

Më Shumë

Ky është punonjësi i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Dogana e Kosovës ka reaguar me pikëllim të thellë pas ndarjes nga jeta të punonjësit të saj, Enis Thaqi, i cili u gjet pa...

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Një person është arrestuar në Prizren të enjten pasi i ka shkaktuar lëndime të rënda një personi tjetër. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit,...

Lajmet e Fundit