Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku bashkë në Kuvend

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës janë parë bashkë në Kuvend.

Vjosa Osmani, ish-nënkryetare e LDK-së, ka shkuar për t’u përshëndetur me kolegët e saj nga ish-partia.

Ajo është parë duke u përshëndetur me kryetarin e ri të LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe deputetin Kujtim Shala.

Por, Osmani është ndalur pak më gjatë për të biseduar me Abdixhikun.

Deri te ky moment, për shumë muaj, Vjosa Osmani ka pasur shumë përplasje me LDK-në, këshilli i së cilës e shkarkoi nga të gjitha pozitat në parti, e ajo më pas krijoi një listë të veçantë të sajën, për t’u bashkuar në zgjedhje me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

E gjithë kureshtja është te ajo se a do të qëndrojë LDK-ja në sallë, kur Vjosa Osmani të dalë në Kuvend./Express/

Më Shumë

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

Lajmet e Fundit