18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Kurti për vaksinat AstraZeneca: Është një kontigjent i vogël por që ngjall shpresë të madhe – vaksinimi të fillojë menjëherë

Pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksinës anti-Covid në Kosovë, ka folur kreu i qeverisë, Albin Kurti.

Në një konferencë për media, ka thënë se është një kontigjent i vogël por që ngjall shpresë të madhe.

Ai ka vlerësuar lartë bashkëpunimin mes SHBA-së dhe BE-së për këto vaksina.

“Në vendin tonë për fillimin e shpëtimit të jetës së njerëzve, sidomos të personelit shëndetësor dhe grupeve të popullsisë në rrezik. Vendi ynë është i vogël dhe i varfër, andaj ka nevojë për mbështetje të madhe dhe solidaritet nga të gjithë, e sidomos nga miqtë tanë, SHBA-ja dhe BE-ja, të cilët janë donatorët kryesor të aleancës COVAX”, u shpreh Kurti.

Tutje ka thënë se qeveria po bënë të pamundurën që të sigurohen sa më shumë vaksina.

“Le të tregohemi të përgjegjshëm, dhe ta ruajm njëri tjetrin, duke kaluar pandeminë sëbashku”, u shpreh kryeminsitri.

Kurti theksoi se vaksinimi duhet të fillojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë./Telegrafi/

Më Shumë

Ndahet nga jeta muzikanti prizrenas Florim Guhelli në moshën 58-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare muzikanti prizrenas Florim Nijazi Guhelli, duke lënë pas një kontribut të çmuar në skenën muzikore vendore. I ndjeri...

P5 në New York, P3 në Prishtinë

Nga Blerim Shala Rrjedhat politike në vend, të cilat në masë të madhe janë në varësi të datës së fundit kur Kuvendi i Kosovës duhet...

Lajmet e Fundit