5 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Haxhiu: Nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nga LVV, thotë se më 14 shkurt qytetarët votuan për emrin e kandidatit për kryeministër, por edhe për emrin e kandidates për presidente.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se se mesazhi i qytetarëve ka qenë i qartë por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita.

Ajo thotë nuk kanë çfarë t’i bëjnë atyre që mendojnë që për votën e presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera.

Haxhiu shton se ka qenë e qartë se nuk i kanë pasur 80 vota për presidentin.

Postimi i plotë i Haxhiut:

“Më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.

Ne kemi qenë transparent para qytetarëve. Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet.

Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera.

Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin.

Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet.

Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar Haxhiu.

Më Shumë

Nxënësi i shkollës dyshohet se është sulmuar nga kujdestarja e klasës në Prizren, intervistohet nga policia

Një nxënës i një shkolle fillore në Prizren dyshohet se është sulmuar fizikisht nga kujdestarja e klasës së tij. Ngjarja thuhet se ka ndodhur më...

Bashkimi U14 kampion i Kupës së Kosovës

Ekipi U14 i Bashkimit është shpallur kampion i Kupës së Kosovës, pas një paraqitjeje të shkëlqyer në turneun e zhvilluar në Mitrovicë, raporton PrizrenPress. Të...

Lajmet e Fundit