Anton Quni përkujton ‘Drinin’

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni, ka përkujtuar Ekrem Rexhën, në 21 vjetorin e vrasjes.

Ai, bashkë me bashkëpunëtorët e tij, ka bërë homazhe tek varri i tij.

“Njëzetenjë vjet pas vrasjes makabre të Ekrem Rexhës – komandant Drinit – familja, kolegët e bashkëluftëtarët janë në pritje të gjetjes së urdhërdhënësve dhe vrasësve të tij, në mënyrë që drejtësia të vihet në vend, se vetëm atëherë liria merr kuptimin e plotë të saj”, tha Quni.

“Komandant ‘Drini’ njihej si strateg lufte, idealist e vizionar që kishte ide e plane pa fund se si te zhvillohet Prizreni e Kosova”.

“Ai ishte njeri modest, i afërt e i respektuar nga të gjithë. Vrasja makabre e tij i shkaktoi humbje të madhe vendit tonë, zbrazëti e pikëllim të madh familjes, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që e njohën”.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit