Ndërron jetë veprimtari i AAK-së nga Prizreni

Ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i AAK-së nga Prizreni, Shani Pulaj.

I ndjeri ishte veteran i arsimit, teksa për shkuarjen e tij në amshim lajmëroi dega e AAK-së në kryeqytetin historik përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë edhe njoftimi i plotë.

Me pikëllim morrëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të AAK-së në Prizren dhe veteranit të arsimit Shani Pulaj.
Në emër të degës së AAK-së në Prizren i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes, miqëve dhe të gjithë atyre që e njohën!
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

Më Shumë

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit