Vdes 9 vjeçari pasi u godit nga rrufeja në fushën e futbollit

Një djalë nëntë vjeç ka vdekur pasi me sa duket është goditur nga rrufeja, gjatë një seance trajnimi futbolli.

Fëmija është plagosur në një fushë loje në zonën e Common Edge Road të Blackpool, pak pas orës 17:00 kur një stuhi goditi qytetin Lancashire, transmeton BBC, përcjell KlanKosova.tv

Raporte nga policia atje, kanë thënë se djali u dërgua në spital, por nuk mbijetoi.

Spirit of Youth Junior FC, e cila përdor këtë fushë, tha se djali kishte marrë pjesë në një seancë private trajnimi.

Edhe policia nga ana tjetër, është shprehur se në bazë të hetimeve, besohet sa djali është goditur nga rrufeja.

“Ky është një incident vërtet shkatërrues dhe lutjet tona janë me gjithë zemër me familjen dhe miqtë e djalit të ri që ka ndërruar jetë, në këtë kohë shumë të trishtueshme dhe shqetësuese”, ka deklaruar Nick Connaughton, një efektiv policie.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Kuvendi i Malishevës shqyrton raportin vjetor dhe miraton një sërë vendimesh

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt për vitin 2026, në të cilën janë shqyrtuar dhe miratuar disa pika...

Lajmet e Fundit