13.8 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Këshilli i Prindërve ankohet për mungesë të sigurisë së nxënësve në shkolla

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas rastit të ngacmimit seksual të një të miture në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Këshilli i Prindërve ka thënë se ka mungesë të sigurisë së nxënësve në shkolla, që rezulton si pasojë e menaxhimit të dobët të shkollave nga drejtorët si dhe nga pamjaftueshmëria e mbikëqyrjes efikase të drejtuesve të shkollave nga drejtoritë komunale të Arsimit

“Këshilli i Prindërve të Kosovës është tejet i shqetësuar për rastin e ngacmimit seksual të nxënëses së klasës së parë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë dhe njëherësh kërkon nga prindërit që të rrisin angazhimin me fëmijët e tyre në aspektin edukativ si dhe fton organet kompetente që nga shkolla, DKA-të ,inspektorati i Arsimit, MASHT-i etj., që të shtojnë angazhimin në kryerjen e plotë të detyrave të tyre në krijimin e ambienteve të sigurta nëpër shkolla”, thuhet nga Këshilli i Prindërve.

Këshilli po ashtu ka reaguar ndaj deklarimeve të drejtoreshës së Arsimit të Prishtinës, Shpresa Shala, në lidhje me rastin, e cila tha se rasti ka ndodhur në ditë vikendi dhe shkolla nuk tha si të jetë përgjegjëse.

Këshilli i Prindërve të Kosovës, deklaratën e drejtoreshës komunale të Arsimit të Prishtinës në lidhje me rastin, e cila për media ka thënë se “shkolla nuk ka se si me qenë përgjegjëse për rastin që ka ndodhur në ditë vikendi”, e konsideron si të papërgjegjshme dhe mungesë totale e njohjes së kompetencave të saj si drejtoreshë e Arsimit si dhe të përgjegjësive të menaxhimit të shkollave, që ua japin ligjet dhe aktet nën ligjore në fuqi, ngase shkollat 24 orë janë nën përgjegjësin e drejtorëve të shkollave dhe vet DKA-së. KPK-ja kërkon që rasti të trajtohet deri në fund dhe me kujdes, pa lënduar personalitetin e nxënësve të përfshirë për shkak të moshës së tyre dhe apelon te gjithë akterët kyçë që të bashkëpunojnë në parandalimin e rasteve tjera”, thuhet nga Këshilli

Më Shumë

Bashkimi nuk ia doli as në Mitrovicë – Trepça vetëm një fitore larg titullit

Trepça triumfoi me përmbysje ndaj Bashkimit me rezultat 80:74 (33:26, 2:18, 28:16, 17:14). Tashmë mitrovicasit avancojnë në seri 3:1, duke qenë një hap afër...

Mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë dhe mbi 50 aksidente trafiku

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2227 gjoba trafiku. Nga PK-ja është njoftuar edhe se...

Lajmet e Fundit