11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Drejtori i Arsimit në Malishevë për mësimdhënësin e Banjës: Do të ndërmerren masa konform ligjit

Drejtori i Arsimit në Komunën e Malishevës, Blerim Thaçi, ka folur për videon që është publikuar në media ku shihet një mësues duke ushtruar dhunë ndaj disa nxënësve në shkollën fillore “Naim Frashëri” në fshatin Banjë të këtij qyteti.

Ai ka thënë se çdo veprim në formë të tillë nga mësimdhënësit është i papranueshëm.

“Ne kemi kontaktuar me drejtorin e shkollës, ende nuk i dimë shkaqet dhe arsyet se pse ka ndodhur një veprim i tillë. Kemi kërkuar nga drejtori që të bëjë një raport për ngjarjen që ka ndodhur, ai ka zhvilluar një takim me këshillin e shkollës dhe do ta sjellë një raport për tërë ecurinë e ngjarjes. Kjo video është realizuar me aq sa kam informacion para dy apo tre ditëve”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Në fillim mendohet se kjo video kishte qarkulluar nëpër nxënës dhe më pas dikush e kishte marrë dhe ua kishte përcjellë mediave. Ky veprim i mësimdhënësi është i papranueshëm, por nuk është i pranueshëm edhe veprimi i mbajtjes së telefonit nga nxënësit të cilët e kanë bërë videon, që është në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Arsimit”.

Thaçi ka shtuar se mësimdhënësi është ndaluar nga policia, pas këtij veprimi ai ka thënë se do të ndërmarrin masa që janë konform anës ligjore

Më Shumë

Promovohet libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999”

Në Malishevë u promovua libri “Dëshmi nga Ferri – Eksodi Bellanica, prill 1999” i autorit Nysret Sertolli, një vepër që dokumenton ngjarjet tragjike të...

Arrestohet në Prizren një 50-vjeçar, ishte në kërkim dhe i dënuar për mashtrim

Një 50-vjeçar është arrestuar dje, më 29.03.2026, në Prizren, pasi ka qenë në kërkim dhe ndaj tij ka pasur shtatë udhër-arreste aktive. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit