Morinë: Me 5 euro tenton ta korruptojë policin në kufi

Policia në pikën e kalimit kufitar në Qatë të Morinës ka arrestuar një person i cili i ka ofruar 5 euro zyrtarit policor, për ta kaluar më shpejtë kufirin

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rasti “Ofrim i mitos”

“PKK Qafa e Morinës,  06.06.2021 – 11:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i ka ofruar 5 euro zyrtarit policor, me qellim që ti mundësohet kalim më i shpejtë. Me vendim te prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Më Shumë

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit