1.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025

Afrim Tejeci kandidat i AKR-së për kryetar të Prizrenit

Afrim Tejeci është emëruar nga AKR-ja kandidat për kryetar të Prizrenit.

Njoftimi është bërë përmes Facebook-ut nga AKR-ja.

“Në vazhdën e aktiviteteve për përgatitjen për zgjedhjet lokale që na presin, dega e Aleancës Kosova e Re Prizren(AKR), mbajti një takim punues me kryesinë e saj nën drejtimin e U.D. të Kryetarit të degës Shpend Shuki”, thuhet në njoftim të AKR-së.

“Në këtë takim njëzëri u përkrah kandidatura për kryetar të Prizrenit i Afrim Tejecit”.

Tejeci është kryetar i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtareve të Prizrenit, për Kryetar të qytetit historik të Prizrenit.

Ai ka qenë anëtar i Nismës.

“Duke u bazuar në kontributin e tij si ndërmarrës dhe veprimtarë, Afrim Tejeci është personaliteti më adekuat për poziten e të parit të qytetit historik”.

“Prizreni ka nevojë për menaxher dhe vizionar, për t’i zgjidhur problemet e grumbulluara dhe ato të përditshmet e qytetit dhe te qytetarëve”.

“Afrimi me programin e tij do të krijoj kushte për ardhjen e sa m? shumë investimeve nga jashtë, për ta ngritur Prizrenin në nivel të qyteteve të shteteve evropiane”.

“Tejeci do ta ketë mbështetjen e fuqishme të Presidentit të AKR-ës, njëherit edhe biznesmenit dhe humanistit më të njohur shqiptar”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit drejt transformimit, Vitia: Investim mbi 11 milionë euro

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit po përjeton një transformim rrënjësor, falë investimeve...

Burri në Prizren sulmon gruan e tij, policia ia konfiskon një armë me 17 fishekë

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Atij i është konfiskuar një armë zjarri dhe 17...

Lajmet e Fundit