16.7 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

“Ka qenë bashkë me djalin e dajës, të dy kanë vdekur”, flet djali i viktimës nga Prizreni

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, fillimisht ishte e vështirë për t’i identifikuar, disa orë pas tragjedisë, policia arriti të bënte lidhjen e viktimave me dokumentet e tyre.

Një nga viktimat është edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit i cili ishte nisur nga Gjermania për të ardhur në Kosovë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili u ka shprehur ngushëllime familjarëve.

Njëri prej tyre ishte edhe Hamet Hoxha, nga fshati Randobravë i komunës së Prizrenit, i cili së bashku me udhëtarët e tjerë, ishte nisur nga Gjermania për t’u çmallur me mëmëdhenë”, ka shkruar ai në Facebook.

Për vdekjen e Hamet Hoxhës ka folur edhe djali i tij, Valmir Hoxha i cili ka treguar se babai i tij i cili prej shumë vitesh jetonte dhe vepronte në Shtutgart të Gjermanisë, ishte i gëzuar që ishte nisur drejt vendlindjes , pa e menduar se atij dhe disa bashkëudhëtarëve tjerë do të iu ndodhte më e keqja, gjë që na ka shokuar si familje.

Ai ka thënë se kontaktin e fundit me babain e tij e kishte pasur 7 orë para aksidentit tragjik.

Unë kam folë në ora 11:05 ka qenë rrugës me disponim gëzueshëm duke ardhë për Kosovë, si zakonisht sa herë që është nisur. Kemi pasur aheng familjarë edhe është nisur me ardhë me u bo bashkë, mirëpo çka me i bo, fati kështu e ka dashtë.

Baba jeton që disa vite në Gjermani është në Shtutgart o nis për me ardhë për Kosovë për me pushu gjatë rrugës ka qenë në autobusin e Deva Tours ka qenë në mesin e udhëtarëve për fat të keq në mesin e viktimave“, ka thënë ai Tv Prizreni.

Ai tregon më tej se për ngjarjen e tmerrshme është informuar nga portalet informative. Që dhimbja për familjen Hoxha të jetë edhe më e rëndë, është se në këtë tragjedi, përveç babait, Valmiri ka humbur edhe djalin e dajës së tij, Kujtim Kastrati nga fshati Radostë të Rahovecit, të cilët ndodheshin ulur krahas njëri-tjetrit në udhëtimin e tyre të fundit.

Lajmin e këna marrë vesh përmes webfaqeve të Facebook-ut, kemi parë që një autobus ka bërë aksident“, ka thënë ai.

“Diçka deri kur ka shkuar kryetari i komunës së Rahovecit se ai ka shkuar shkaku i rastit të djalit të dajës.

Ka udhëtu me djalin e dajës edhe ai ka ndërruar jetë, kanë qenë duke ardhur së bashku në pushime“, ka shtuar ai./Gazeta Sinjali/

Më Shumë

Nisma Socialdemokrate hap sot fushatën zgjedhore në Prizren

Nisma Socialdemokrate në Prizren ka njoftuar se sot do të mbajë hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore në këtë qytet, me një ngjarje publike që...

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit