12.3 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Zafir Berisha e quan të çmendur qeverisjen e Haskukës

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, e ka quajtur të çmendur qeverisjen komunale të këtij qyteti.

Sipas tij, Komuna me njoftimin e fundit për fshirjen e boxheve ka kërcënuar qytetarët.

“Kërcënimi me përmbarues drejtuar qytetarëve dhe bizneseve nga Myta dhe qeveria e LVV në kohën kur çdo gjë është e atakuar nga kriza dhe izolimi për arsye te masave anti-covid-19, tregon edhe njëherë çmendurin e kësaj qeveri në ikje!”, shkruan Berisha.

“Më 29.07.2021, Komuna e Prizrenit, njofton për masat që planifikon të merren në raport me qytetarët dhe bizneset e tyre lidhur me tatimin në pronë, pa e analizuar situatën e shumë bizneseve të cilat që nga marsi i vitit kaluar e deri para një pakë dite kanë qenë të mbyllura me vendim të qeveris Kosovës në kuadër të masave që lidhen me Covid-19”.

“Shtrohet pyetja, si ngarkohet nga institucionet me taksë një biznesi i cili me vendim të institucioneve qeveritare të vendit i është ndaluar të punoj?”, shkruan Berisha.

Prizren, tatimpaguesit që nuk e fshijnë borxhin me këste, do të dërgohen të përmbaruesi

 

Më Shumë

Tejkalim i gabuar: Rrokulliset vetura në Carralukë të Malishevës, lëndohet shoferi

Një tejkalim i gabuar u bë shkak që një veturë të rrokulliset. Me këtë rast, shoferi ka pësuar lëndime të lehta trupore. Lajmin u konfirmua nga...

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Lajmet e Fundit