Prokuroria jep detaje për arrestimin e ish-policit nga Prizreni që kanosi ish-gruan dhe babain e saj

 

Policia e Kosovës ka arrestuar një ish-zyrtar policor, i cili dyshohet se ka kërcënuar ish-bashkëshorten dhe babain e saj, në Prizren.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Ish-polici me inicialet V.H., sipas Prokurorisë në Prizren është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Referuar kërkesës tuaj, Prokuroria Themelore në Prizren ju njofton se, i dyshuari V.H.,  me urdhër të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

I dyshuari është nga fshati Lubizhdë i Prizrenit.

Më Shumë

Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i madh

Me afrimin e festës së Kurban Bajrami, qytetarët në Kosovë po përballen me çmime më të larta për sigurimin e kurbaneve këtë vit. Në tregut...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit