Përurohet kompleksi “Kodra e UÇK-së” në Ngucat

Në fshatin Ngucat të Komunës së Malishevës është bërë përurimi i kompleksit “Kodra e UÇK-së”, e cila mes tjerash ka të ndërtuara shkronjat UÇK, në shenjë nderimi për luftën çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës së dëshmorëve dhe veteranëve të luftës.

Përurimi i këtij kompleksi është bërë sot në 23 vjetorin e rënies së komandant Kumanovës dhe dëshmorëve të tjerë, emrin të cilit e ka mbajtur Brigada 121, e ZO të Pashtrikut të UÇK-së.

Fillimisht janë bërë nderime dhe homazhe në varrezat e dëshmorëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari-Kumanova” në Kleçkë dhe në vendin e rënies së Kumanovës, e më pas, me një ceremoni të organizuar, është bërë edhe përurimi i kompleksit “Kodra e UÇK-së”, ku krahas shumë veteranëve të luftës dhe qytetarëve, morën pjesë edhe Rifat Jashari, Fatmir Limaj, gjeneralët Kudusi Lame e Gëzim Hazrolli, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, kryetar të komunave tjera të vendit, përfaqësues të OVL të UÇK-së, liderë politikë lokalë dhe të tjerë.

Në ceremoninë e përurimit të kompleksit “Kodra e UÇK-së”, fjalë rasti kanë mbajtur, Rifat Jashari, Fatmir Limaj, Kudusi Lame, Metush Kryeziu dhe koordinatori i ndërtimit të kompleksit, Mustafë Shala.

Të gjithë folësit, ndërtimin e këtij kompleksi e kanë vlerësuar si një vepër e madhe historike, në kujtim dhe nderim të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës së popullit shqiptar në luftë për liri.

Më Shumë

Pas shpërthimit në Prizren, avokati Kadolli: Nuk dyshoj në askënd

Avokati Betim Kadolli ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës në afërsi të shtëpisë së tij në Prizren, ngjarje që shkaktoi...

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Lajmet e Fundit