11.6 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Minoritetet, fuqi në Kuvend

KuvendiKosoves5-27Liderët e partive më të mëdha politike në vend, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje, tanimë janë pajtuar në parim që shumë shpejt të nisin ndryshimet kushtetuese, përmes të cilave do të mundësohet vazhdimi edhe për së paku një mandat i vendeve të rezervuara për deputetët e komuniteteve pakicë.

Ky pajtim i liderëve partiakë kosovarë, i ofruar në takimin e fundit në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, shënon edhe hapin e parë të kompromisit të Kosovës përtej Pakos së Ahtisarit, e cila derisa ishte në fuqi, nga liderët kosovarë për çdo ditë thuhej se nuk do të tejkalohet.

Burime të Tribunës kanë bërë të ditur se në takimin që kanë zhvilluar liderët e subjekteve politike në Ambasadën Amerikane, në parim janë pajtuar që t’i sigurojnë prezencë solide në Kuvend.

Në këtë takim, siç ka mësuar Tribuna, i vetmi ka qenë lideri i LDK-së Isa Mustafa, që u ka thënë të pranishmëve se i duhet që të diskutojë me Grupin Parlamentar të LDK-së për të parë nëse kjo ide e gjen mbështetjen e deputetëve. Derisa krerët e PDK-së, AK-së dhe AKR-së kanë folur me kompetencë se e kanë besimin e deputetëve dhe i kanë thënë po idesë për vazhdimin e vendeve të rezervuara.

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës, përveç 20 vendeve të rezervuara, komunitetet pakicë kanë edhe 5 vende më shumë, të cilat i kanë fituar me dalje në zgjedhje. Nëse ndryshimet kushtetuese ndodhin dhe u vazhdohet kjo gjendje, komunitetet pakicë pritet të sigurojnë deri në 30 ulëse në legjislaturën e ardhshme.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Ylli me fitore të vlefshme në luftë për vendin e katërt

Në një ndeshje mjaft interesante në kryeqytet, të premten mbrëma, Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj Borës me rikthim me shifrat 79:83. Me fitore, Ylli...

Lajmet e Fundit