Rinisin rrënimet në Prevallë

Prevalla 2Ministria e Ambientit ka rinisur sot aksionin e rrënimit të objekteve pa leje në Parkun Nacional të Prevallës. Aty është rrënuar edhe villa e Sabit Gecit dhe pritet të rrënohen edhe villat e politikanëve të tjerë. Ministri i Ambientit, Dardan Gashi pari premtuar se askush nuk do kursehet nga aksioni i rrënimeve në parqet nacionale.Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka rinisur aksionin për të rrënuar të gjithë ndërtimet që kanë ndodhur në Parkun Nacional të Prevallës.

Kështu, sot, kjo Ministri ka rrënuar edhe villën e Sabit Gecit, ish-komandat i Zonës së Drenicës, në kohën e luftës.

Zyrtarë të Ministrisë kanë thënë se rrënimet do të vazhdojnë dhe nuk do të ndalen pa u pastruar në tërësi kjo zonë nga ndërtimet e egra.

“Rrënimet e villave do të vazhdojnë. Asnjë objekt pa leje, pa plan nuk do të kursehet”, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Ambientit,transmeton Express.

Kjo Ministri ka nisur aksionin e rrënimeve në Prevallë para disa kohësh. Ndërsa, sot, do të rrënohen ato objekte, të cilat janë paralajmëruar para një muaji se nëse nuk i rrënojnë vetë, atëherë këtë do ta bëjë Ministria e Ambientit.

Në Prevallë, shumica e politikanëve patën ndërtuar objekte në Prevallë, duke mos respektuar asnjë prej kritereve që kërkohen për ndërtime të tilla nëpër Parqe Nacionale.

Ministri i Ambientit, Dardan Gashi më herët pati premtuar se secili objekt i ndërtuar kundërligjshëm do të rrënohet.

 

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Lajmet e Fundit