8.3 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Haskuka dhe Totaj e telefonojnë Qunin

Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Anton Quni thotë se dega të cilin ai e udhëheq ende nuk ka vendim se cilin kandidatë do ta mbështesë për kryetar të kësaj komune.

Quni thotë se ka pranuar telefonata nga dy kandidatët të cilët janë në balotazh për kryetar të Prizrenit.

“Këto ditë do ta mbajmë mbledhjen e kryesisë, para se takohem me kandidatët. Do e ndërtojmë qëndrimin dhe pastaj në bazë të qëndrimeve ashtu edhe do të veprojmë. Bisedat telefonike me kandidatët kanë qenë biseda normale, kërkesa me u taku me pi nga një kafe e me bisedu. Por, fillimisht do ta marr mendimin e strukturave tona dhe pasi ta konsumojmë këtë temë do marrim qëndrim”, ka thënë Quni për “Indeksonline”.

Më tutje, deputeti i LDK-së ka thënë se do t’i shikojnë interesat e qytetarëve të Prizrenit dhe interesat e degës së LDK-së si faktor kryesor, por shton se do t’i marrin në konsideratë edhe faktorët tjerë.

Në garë për kryetar të Prizrenit janë Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes dhe Shaqir Totaj i PDK-së.

Kandidati i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Anton Quni ishte renditur i treti me 15% të votave.

Më Shumë

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar

Bashkimi do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismaili, në ndeshjen e sotme ndaj Boras. Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kjo pasi...

Totaj priti koordinatorin e ri të OKB-së, Stephen O’Malley

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim kurtuazie Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombet e Bashkuara në...

Lajmet e Fundit