1.6 C
Prizren
E premte, 2 Janar, 2026

Dhunehet një vajzë e mitur në Prizren

Një rast të dhunimit të një të miture në Prizren policia e ka bërë të ditur sot me anë të raportit 24-orësh.

Siç ka deklaruar prindi i vajzës, e mitura ishte larguar nga shtëpia e saj dhe ka qëndruar te shtëpia e një femre me ç’rast ka kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull të moshës madhore.

Rasti në polici është hapur si “dhunim”, teksa viktima ka pranuar kontroll mjekësor dhe më pas është kthyer te familja e saj.

Ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNIM/ Prizren 02.12.2021-17:30. Me 04.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, ishte larguar nga shtëpia dhe kishte qëndruar te shtëpia e një femre, me ç’rast ka zhvilluar marrdhënje seksuale me të dyshuarin mashkull kosovar të moshës madhore. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima pas kontrollit mjekësor është kthyer në familje ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Gallapeni viziton shtëpinë e të moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’, ndan dhuratë për Halil Kastratin

Futbollisti kosovar, Dion Gallapeni sot ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”. Ai ka takuar humanistin Halil Kastrati, ku i ka dhuruar edhe...

Përveç Dragobilit edhe Astrazupi i Malishevës me mungesë të rrymës

Përveç fshatit Dragobil, edhe fshati Astrazup në komunën e Malishevës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në ditën e zgjedhjeve. Në fshatin Dragobil, në...

Lajmet e Fundit