14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Kanye West nuk i ‘ndahet’ Kim Kardashian, tani blen shtëpinë afër saj me çmim marramendës

Para dy javësh, ylli televiziv, Kim Kardashian bëri kërkesë për të qenë ligjërisht beqare, por ish-bashkëshorti, reperi, Kanye West ka bërë një veprim për të qenë sërish pranë saj.

Reperi ka blerë një shtëpi prej 4.5 milionë dollarësh përballë rrugës së shtëpisë së modeles, në Hidden Hills të Los Angeles.

Shfrytëzoni ofertat në Deppo Market

Ai është bërë pronar i një shtëpie me 5 dhoma gjumi dhe një pishinë në lagjen periferike të Los Angeles, të preferuar nga shumë yje televizive.

West pagoi mbi 420 mijë dollarë më shumë se çmimi fillestar, për të siguruar që të mos kishte oferta tjera dhe për të qenë më afër ish-bashkëshortes.

Kujtojmë, që reperi është shprehur publikisht për t’u bashkuar me familjen dhe për një pajtim me Kim Kardashian, pavarësisht se kjo e fundit ka nisur romancën me Pete Davidson

Më Shumë

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Lajmet e Fundit